Aktualitet

Ekspertët e “dashurisë” dhe Turi i Matematikës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 12/06/21 |
Luçiano Boçi

Me “dashuri” të pamatë Ministrja e Arsimit i është drejtuar maturantëve protestuesë. Për të shuar zemërimin e tyre të arsyeshëm dhe për të kontrolluar frikën e vet, i premtoi rishikim të shpërndarjes së pikëve nga ekspertët.






Është e njëjta skemë si me “Turin” e letërsisë vjet, tani i futur me varkën e tij brenda matematikës.


Është po e njëjta fabul e pushtimit të dijes nga injoranca e paaftësia!







Po nga cilët ekspertë?!




A thua se testi është formuluar në Ministrinë e bujqësisë dhe ekspertët e Kushit tani po e shohin testin?!



Apo, ata që e hartuan janë ekspertë që i kanë inat maturantët, ndërsa këto të dytët (të Kushit) që do t’i shqyrtojnë, ekspertë që i dashurojnë?!!!

Po kjo duket sheshit që nuk është histori ekspertësh.

Mbetet një histori Turi, Bese e Kushi me kapiten Ramën që me varkën e tyre me rrema, rrejnë njerëzit e shijojnë pushtetin duke pluskuar në detin e paaftësisë e duke grabitur të ardhmen e brezave të tërë.

Lexo edhe :  "Migjeni i vogël" dhe grushti i një vetëflijimi

Kushi më mirë të mos kishte folur duke i dhënë rremave për të zmadhuar rrenat e arsimit në Shqipëri.

Por meqenëse foli, së paku t’i kishte kërkuar falje maturantëve për daljen e testeve në rrjete sociale, sikur të ishin fatura lokalesh.

E mira do ishte që për të mirën e maturantëve të largohej fare nga varka turiste e Ramës!

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas