Bota

Ekspertët francezë të sigurisë nuk u pranuan në laboratorin e Wuhanit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 22/04/20 |
mapo.al

Kina ia ndaloi ekspertëve francezë që të mbikëqyrin sigurinë në laboratorin e sigursë së lartë, i cili tani po përballet me akuzat se ishte ai origjina e pandemisë së koronavirusit, sipas zyrtarëve francezë.



Laboratori në qytetin Wuhan, ku filloi shpërthimi Covid-19 vitin e kaluar, ishte i pari në Kinë që pati një vlerësim të nivelit të biosigurisë 4 (BSL 4), i cili është i rezervuar për institucione që punojnë me agjentë potencialisht vdekjeprurës. Aty kryheshin hulumtime për koronaviruset, disa prej të cilëve rridhnin nga lakuriqët.


Objekti që u hap në vitin 2015 u ndërtua në partneritet me Francën, e cili kishte angazhimin për të furnizuar me ekspertizë teknike dhe me 50 studiues francezë të nivelit të lartë, që ishin planifikuar të punonin atje nga 2017-2022. Por kjo nuk ndodhi pasi kinezët u tërhoqën nga marrëveshja, thanë zyrtarët francezë.




Specialistët francezë kanë njohuri në ndërtimin dhe drejtimin e laboratorëve BSL 4, të cilat sic janë quajtur nga një nëpunës i lartë civil në Paris janë një “bombë atomike bakteriologjike”. Por sipas “Le Figaro” dhe medias shtetërore “France Inter”, firmat franceze kanë patur vetëm role të vogla në ndërtimin e laboratorit. “France Inter” thotë se ‘Technip’, kompania franceze që supozohej të vërtetonte se ndërtesa ishte në përputhje me standardet e sigurisë, nuk pranoi ta bëjë këtë pasi u tërhoq nga projekti në vitin 2015. Në të njëjtin vit ‘Alain Mérieux’, gjigandi farmaceutik francez, dha dorëheqjen nga bashkëdrejtimi i komitetit të projektit.



Qeveria franceze ka refuzuar të thotë nëse 50 studiuesit francezë që kishin për qëllim të vendoseshin në Ëuhan u bllokuan nga autoritetet kineze apo vetë Parisi nuk arriti të sigurojë fondet e nevojshme. Një nëpunës i lartë civil francez i tha “Le Figaro” se oficerët ushtarakë francezë dhe shkencëtarët kundërshtuan planin për të ndihmuar në ndërtimin e laboratorit që kur u njoftua projekti në 2004, por Presidenti Chirac nuk qe dakord pasi dëshironte të forconte bashkëpunimin me Kinën. Drejtori kinez i laboratorit tha për mediat shtetërore se ishte “e pamundur” që patogjeni mund të ketë dalë nga objekti.


Diplomatët amerikanë raportohet se kanë zbuluar prova që vënë në dyshim procedurat e sigurisë së objektit, dhe shërbimet inteligjente kanë thënë që mosrespektimi i protokolleve të sigurisë atje mund të ketë lejuar daljen e virusit, gjatë hulumtimit të lakuriqve të sëmurë. Shumica e ekspertëve thonë se virusi ka origjinë natyrore, dhe kalon nga lakuriqët te gjitarët dhe pastaj te njerëzit. /The Time

/Përktheu: Mapo.al/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas