Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë dëmtojnë ekonominë

by ro ot
09/09/2019
in Aktualitet, Rajoni
0

Kosova do të mbajë më 6 tetor zgjedhjet parlamentare, të katërtat me radhë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Që atëhërë asnjë qeveri nuk ka arritur të përmbushë mandatin e plotë 4-vjeçar, dhe kjo situatë sipas Agron Demit nga instituti për studime të avancuara GAP, ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Me një vend stabil dhe me një demokraci të vjetër apo qëndrueshme nuk do të duhej të ishin fare problem zgjedhjet e jashtëzakonshme apo mos krijimi i qeverisë për shkak se janë institucionet e pavarura apo rregullatorët e tregut që nuk do të duhej të prekeshin prej zgjedhjeve. Por në Kosovë kjo nuk ndodh, çdo herë që ka zgjedhje edhe rregullatorët e tregut edhe institucionet e pavarura edhe gjykatat dhe të gjitha institucionet përfshihen në fushatë zgjedhore për shkak se emërimi i bordeve apo menaxhmenti i tyre ndikohet nga partitë politike dhe tani në kohë fushatash të gjithë angazhohen t’i kontribuojnë partisë e cila i ka emëruar në ato poste dhe ky është problem shumë i madh që e dëmton ekonominë”, thotë zoti Demi.



Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka për pasojë edhe ndryshimin e shpeshtë të ligjeve, thotë ai.

“Problem tjetër më i madh se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë ndryshimet e shpeshta të ligjeve. Çdo fushatë e re që vjen, çdo palë zgjedhje, partitë premtojnë ndryshim të ligjeve që ndoshta vetëm kanë hyrë në fuqi dy apo tri vite më parë. Ne kemi bërë një kalkulim se sa është jetëgjatësia e ligjeve dhe na del se mesatarisht çdo ligj ndryshohet çdo 3.5 vite, që është periudhë e shkurtër për të dhënë sinjal të qartë te investitorët se ky vend ka një qëndrueshmëri ligjore dhe sundim të ligjit”, thotë ai.

Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës, thotë se deri tani asnjë qeveri nuk i ka trajtuar seriozisht problemet me të cilat përballen bizneset në Kosovë.

“Për fat të keq partitë politike brenda vetes nuk kanë sektor të zhvillimit ekonomik efektiv që funksionon dymbëdhjetë muaj, pra nuk kanë institucione brenda partive që e kanë një strategji reale dhe praktike, kanë vetëm filozofike si “do ta zhvillojmë ekonominë” por nuk e kanë praktikisht ndonjë strategji se si të zhvillohet një sektor i caktuar dhe tani këto parti vijnë në pushtet e kur vijnë janë pa strategji reale të zhvillimit ekonomik dhe kjo reflekton pastaj”, thotë ai.

Zoti Krasniqi thotë se institucioni që ai drejton në vazhdimësi ka dërguar propozime për përmirësimin e situatës por ato propozime asnjëherë nuk janë marrë parasysh.

“Në turizëm kemi kërkuar që të ulet tatimi në pesë për qind siç e ka bërë rajoni që të nxiten investitorët, pastaj të ulet tatimi në pesë për qind edhe për produktet elementare bujqësore, në mënyrë që edhe të ulet çmimi edhe të nxiten njerëzit të ketë më shumë produkte bujqësore por nuk ka ndodhur”, thotë zoti Krasniqi.

Ai thotë se partitë politike flasin për zhvillimin ekonomik vetëm në kohë fushatash.

“Nuk ka pasur rritje ekonomike aq sa kanë premtuar, nuk ka pasur rritje të punësimit aq sa kanë premtuar dhe Kosova vazhdon të jetë si një Afrikë e Europës me papunësinë më të madhe të mundshme. Sipas entit të statistikave Kosova i ka 1.2 milionë banorë në moshë pune ndërsa i ka të punësuar vetëm 340 mijë, ta zëmë Maqedonia me popullatë të njëjtë i ka të punësuar rreth 800 mijë. Jemi shteti ku eksporti për më tepër se dhjetë vjet nuk ka rritje dhe është rreth 300-400 milionë dhe vetëm këto dy fakte tregojnë që jemi një shtet jo stabil dhe asnjë qeveri deri tani nuk ka ndërmarrë masa reale, konkrete si ta zbusë këtë, si ta rrisë prodhimin e t’i subvencionojë prodhuesit e t’i përkrahë ata, përveç deklaratave populiste që bëjnë”, thotë ai.

Qeveria e ardhshme e Kosovës, duhet të përqendrohet më së shumti në zhvillimin ekonomik të vendit, thotë zoti Demi nga instituti GAP.

“Është me rëndësi që zgjedhjet e 6 tetorit të sjellin një kulturë të re të qeverisjes, që ekonomia të jetë tema kryesore e mandatit të ardhshëm dhe jo temat politike siç kanë qenë negociatat, edhe 11 vite pas shpalljes së pavarësisë çdo qeveri temë kryesore i ka pasur negociatat me Serbinë që janë të rëndësishme sepse statusi ndikon në ekonomi, por nuk duhet lënë anash problemet tjera siç janë papunësia, gjendja e rëndë sociale edhe krijimi i kuadrove të reja për shkak se mungesa e tyre është një nga faktorët kyç pse investitorët e huaj nuk po vijnë të investojnë në Kosovë”, thotë ai.

Në raportin e fundit të DASH mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekonomike e Kosovës dhe tërheqja e investimeve, sfidohen nga shumë faktorë përfshirë shkallën e lartë të korrupsionit por edhe paqëndrueshmërinë politike./ VOA /

Tags: dëmtimeekonomiaeksperteKosoveZgjedhje

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
“Berlusconi çmendej pas meje”/ Rrëfehet këngëtarja e njohur italiane

"Berlusconi çmendej pas meje"/ Rrëfehet këngëtarja e njohur italiane

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In