Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti tha sot se ulja e taksave rikthen ekonominë në shinat e zhvillimit.
Gjatë konferecës për shtyp me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe ish-deputeten, Jorida Tabaku, Teliti tha se taksa e sheshtë 9% mban të pataksuar pagat deri në 300 mijë lekë.
“Ulja e taksave instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit. Ulja e taksave instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit. Vendosim taksën 9% e sheshtë për pagat duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë.
Shtresa e mesme, e fituar nga taksa e sheshtë. Kursimet që krijon taksa e sheshtë mbeten ne xhepat e qytetarëve. Totali i taksave lokale e qëndrore mbi biznesin e vogël, jo më shumë se 0.5% tatim mbi xhiron.
Ne po vendosim një tavan që taksat lokale e kombëtare mbi biznesin e vogël të mos e kalojnë këtë. Të gjitha bizneset fitojnë një ulje të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18%“, u shpreh Teliti.