Aktualitet

Eksperti italian: Varianti britanik i Covid nuk është më agresiv, por transmetohet më shpejt








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 21/12/20 |
mapo.al

Britania ka informuar se një variant i ri i Covid-19 është shfaqur në vend, madje që nga shtatori edhe është i izoluar vetëm ditët e fundit. Kjo ka ngritur alarmin, ndërsa shumë vende kanë marrë masa duke pezulluar fluturimet me Britaninë.



Ndërkaq, eksperti italian Walter Ricciardi, i cili foli në lidhje me “Live – Non è la d’Urso” tha se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt. “Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse”, tha ai.


Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës. “Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk rrezikohet efektiviteti i vaksinës”, shtoi eksperti.

Lexo edhe :  Itali - Mediat: Mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik, në vend të vaksinës



1





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas