Sunday, July 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Eksperti: Këta janë personat më të rrezikuar nga varianti Delta

by mapo.al
25/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti
0

“Delta” është përcaktuar nga ekspertët e shëndetit si varianti më shqetësues deri më tani i COVID-19, pasi ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapje.

Ekspert i shëndetit publik, Erion Dasho, duke e lidhur mutacionin me situatën në Shqipëri, thotë se personat e paprekur nga virusi janë më të rrezikuar ndaj varianteve të reja.

“Kujdesi nuk duhet humbur asnjëherë. Në Shqipëri kemi një situatë unike në botë, mbi 70% e popullatës është e imunizuar në mënyrë natyrale, janë persona që e kanë kaluar virusin. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, Gjermania e ka mbi 60% të popullatës të imunizuar por përmes vaksinës. Janë 2 milion shqiptarë që me shenja më të lehta apo sheja më të shprehura e kanë kaluar Covidin.

Por kemi ende 700-800 mijë shqiptarë ende të paimunizuar. Një pjesë e tyre mund të kenë marrë vaksinën Coronavac për të cilën unë dhe shumë ekspertë të tjerë kemi dyshime për efektivitetin e saj dhe si të tillë këta persona janë ende të ekspozuar. Nëse hyjnë raste të reja nga jashtë, sidomos bartës të Delta që përhapet shumë më shpejt, mund të penetrojnë te xhepat e paimunizuar dhe krijojnë shpërthime të lokalizuara të SARS‑CoV‑2 . Nuk duhen anashkaluar”.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Dasho thotë se duhet shmangur ekspozimi i personave të paimunizuar.

“Pavarësisht se nuk krijojnë valë apo situata epidemike si ato në nëntor, dhjetor, janar, shkurt apo si këto që po shohim në Britaninë e Madhe, Francë etj, rrezikojnë shëndetin dhe jetën e personave që prekin. Duhet vigjilencë shumë e madhe që mos të lejojmë që këta persona të paimunizuar të ekspozohen ndaj varianteve të reja të virusit”.

Edhe pse nuk parashikon një valë të tretë të pandemisë në Shqipëri, Dasho propozon tre strategji për ti paraprirë rrezikut.

“E para të parandalojmë hyrjen në Shqipëri të rasteve të infektuar nga jashtë. Kjo bëhet duke i kërkuar çdo personi një certifikatë testimi negativ, certifikatë vaksinimi ose certifikatë si person i shëruar nga Covid. Së dyti ne kemi 250 veta aktivë, është plotësisht e mundur të kemi politika gjurmimi. Këta persona të izolohen dhe kontaktet e tyre të gjurmohen për të bërë të mundur të izolohen të gjithë personat e infektuar të kontaktit. Në Shqipëri edhe personat e infektuar nuk po izolohen siç duhet dhe praktika e gjurmimit nuk po vepron.

Strategjia e tretë ka të bëjë me vaksinat cilësore. Coronavac ka efektivitet të dyshimtë, kemi rekomanduar vaksinat e certifikuara nga EMA ose FDA. Çdo qytetari shqiptar, edhe atyre që e kanë kaluar Covid, duhet t’u ofrohet mundësia e të paktën një doze, kurse persona që nuk e kanë kaluar Covid apo janë vaksinuar në mënyrë të papërgjegjshme me Coronavac duhet tu ofrohen dy doza vaksine cilësore“, thotë ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.

Tags: Covid-19deltaErion DashoKoronavirusi

JU SUGJEROJME

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve
Kosova

Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve

10/07/2022
Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja
Aktualitet

Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja

10/07/2022
Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?
Aktualitet

Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?

10/07/2022
Zhduket 17-vjeçarja në Sarandë
Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë dhe u nis të vriste ish-gruan, pranga të riut në Sarandë

10/07/2022
Next Post
Marrëveshje BDI-LSDM, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev bashkë në zgjedhjet lokale

Marrëveshje BDI-LSDM, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev bashkë në zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Miratohet vendimi/ Qeveria e Kosovës detyron baret dhe restorantet që t’u shërbejnë ujë nga rubineti klientëve
  • Maliq/ Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 60-vjeçarja
  • Reperi i njohur shprehet: Kam nevojë për një psikologe
  • Po ecte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin në Korçë
  • Homo Albanicus/ Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In