Aktualitet

Ekspertiza: 13 plumba “izraelitë” s’u qëlluan në Elbasan nga Arbër Paplekaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:26 - 23/04/21 |
mapo.al

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur 4 persona, mes tyre një efektive policie.





Sipas burimeve nga ekspertiza të gazetarit Elton Qyno, rezulton nga gëzhojat e gjetura në vendgjarje se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga një pistoletë tip “Glock 9” ndërsa nga një pistoletë izraelite (ende nuk është gjetur) është qëlluar 13 herë .


Hetimet e deritanishme përjashtojnë nga autorësia Klement Xhaferrin, i cili është në kërkim.





Kush qëlloi? Nuk ka ende një përgjigje!



7 gëzhojat e qëlluara nga arma e Paplekajt janë gjetur në një vend, ndërsa 13 gëzhojat e tjera janë gjetur diku tjetër. Nga këto të fundit besohet se janë plagosur Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksani.

Lexo edhe :  Berisha: Banditët e Ramës dhe Ballës po terrorizojnë numëruesit në Elbasan

Në hetime është zbuluar dhe pronari i Benzit luksoz me targë AB 010, biznesmeni i karburanteve Ilir Beko, person të cilit RENEA i sekuestroi në 2019 arsenalin e armëve luksoze në ambientet e karburantit të tij në Papër të Elbasanit.

Benzi përdorej nga djali i Ilirit, Eldjo Beko, i cili ditën e ngjarjes ia kishte dhënë makinën në përdorim Klemend Xhaferrit.

Gjatë marrjes në pyetje, Beko nuk ka pranuar të tregojë se kujt personi ia ka dhënë makinën, ndaj dhe policia e ka arrestuar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Risjellim në vëmendje se Policia ka lançuar emrin e Klemend Xhaferrit për autorësinë e plumbave kundrejt grupit të ish-policëve.

Por dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se Xhaferri ka mbërritur në vendngjarje shumë shpejt, pasi e ka shtëpinë rreth 50 metra larg vendngjarjes.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas