Aktualitet

Ekspertja e ISHP sqaron skemën: Si do të bëhet vaksinimi i mjekëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 12/01/21 |
mapo.al

Vaksinimi anticovid në stadiumin “Air Albania” po ndiqet me shumë kërshëri, ndërkohë që nuk mungojnë informatat e herë pas hershme nga autoritetet dhe jo vetëm.



Në një prononcim për mediat, ekspertja e vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj ka thënë se aktualisht po vaksinohen të parët epidemiologët dhe se nuk janë hapur të 60 postacionet ende.


Sipas Nelajt, kjo skemë po ndiqet si mënyrë që stafi i vaksinimit të mësohet me punën, teksa mohon që deri më tani të ketë pasur ndonjë rast ku vaksina ka dhënë efekte anësore.



Nelaj: Përveç stafeve shëndetësore që priten të grupohen në bazë të punës që kanë, pasi nuk mund të shkëputen të gjithë njëkohësisht, që herët sot kanë mbërritur këtu epidemiologët dhe stafet shëndetësore të njësive vendore që kanë marrë mostrat në terren dhe të testeve të shpejta, pasi konsiderohen prioritar.

Lexo edhe :  Islami: Sulmet e Ramës ndaj BE, me pasoja për shqiptarët, rrezikohen vizat


Sot presim rreth 60 veta të vaksinohen. Janë njoftuar dhe jemi përgatitur për rreth 60 vaksinime. Ne nuk i kemi hapur të 60 postacionet, por deri te i 15-ti, sepse e dinim planin që ishin vetëm 60 sot. Këtë po e bëjmë edhe për t’ia marrë dorën, pasi stafet janë trajnuar online dhe këtu në stadium. Dje ishte hera e parë dhe sot duket që ecën më mirë. Duke parë ecurinë do fillojmë të rrisim kapacitetet.


Patët ndonjë rast me efekt anësor?
Nelaj: Jo dje s’kemi pasur asnjë problem. Kemi tre pika të urgjencës kombëtare që vëzhgojnë, por nuk ka pasur asnjë rast.

LEXO EDHE: 

Rama sërish te “Air Albania”, tregon SMS-të që mori pasi bëri vaksinën

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas