Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur paraditen e sotme në një automjet në Kamëz.
Shpërthimi ndodhi ndërkohë që drejtuesi i automjetit po hapte makinën me pult. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e shpërthimit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.
1
Etiketa: eksploziv, Gjon Mema, Kamëz, shpërthim, tritol