Eksploziv banesës së mësuesit, në shtëpi ndodheshin 3 të mitur

Një sasi eksplozivi e vendosur në portën kryesore të avllisë së një banese në fshatin Derven të Krujës, mëngjesin e së mërkurës, ka tronditur banorët e fshatit përreth dhe qytetin e Fushë-Krujës. Sipas banorëve të këtij fshati, shpërthimi në portën e shtëpisë së familjes Gjura është dëgjuar deri në qytet, pasi ka qenë tepër i fuqishëm. Fillimisht policia  ka dyshuar se eksplozivi është vendosur në ndonjë këmbë ure,  apo shtyllë elektrike dhe jo në banesë. Ndërkohë që një telefonatë në numrin e policisë ka orientuar tek objekti ku ishte vënë tritoli. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi e llojit tritol, në portën e avllisë së banesës së mësuesit Shpëtim Gjura, nga fshati Derven i Krujës. Edhe përse shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, ndërsa në banesë ndodhej kryefamiljari Shpëtim Gjura, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se pas shpërthimit ajo ka filluar ekspertizën e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për gjetjen dhe identifikimin e autorit të vendosjes së eksplozivit. Ndërkohë që deri tani nuk ka pasur asnjë të shoqëruar apo të ndaluar nga ana e policisë së Krujës. Të vetmit që janë marrë në pyetje kanë qenë familjarët, të cilët para policisë nuk kanë ngritur asnjë hipotezë që mund të orientonte policinë për gjetjen e autorëve të vendosjes së eksplozivit.

Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se familja Gjura kishte 12 vite që kishte lënë fshatin e lindjes në Mafsheq të Krujës dhe ishte vendosur në fshatin Derven të Krujës. Ndërsa banesa e tyre ishte pranë rrugës nacionale që lidh Fushë-Krujën me Mamurrasin.



 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252