Muzeu Historik Kombëtar së bashku me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve, në një ekspozitë për 105-vjetorin e Pavarësisë, ku dalin për herë të parë 14 telegrame të Kuvendit të Vlorës. Pena, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparati telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja, 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.
Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve, në një ekspozitë për 105-vjetorin e Pavarësisë, ku dalin për herë të parë 14 telegrame të Kuvendit të Vlorës; Pena, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparati telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja, 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.
Vëmendjen e ka marrë Pena e Pavarësisë, si një nga elementet autentike të ruajtura, objekti kryesor i kësaj ekspozite me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Objekt tjetër me rëndësi është aparati telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914. Në stenda janë ekspozuar objekte të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në ekspozitë janë gjithashtu flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit, foto të firmëtarëve, që nënshkruan Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, dorëshkrime origjinale, gazeta e revista të asaj periudhe etj. Një vend të rëndësishëm në ekspozitë zënë flamujt e shoqërive atdhetare, të cilat ndezën dëshirën e patriotëve shqiptarë që Shqipëria të ishte e lirë dhe e pavarur. Ndërsa është vlerësuar ngjarje edhe ekspozimi për herë të parë i 14 telegrameve që tregojnë se si u organizua Kuvendi i Vlorës, të mundësuar nga shoqata e koleksionistëve. Telegramet janë kryesisht korrespodenca të Ismail Qemalit me përfaqësuesit e krahinave të ndryshme në Shqipëri, shumica të shkruara në gjuhën osmane.
Sipas drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar. Dr. Dorian Koçi festa e flamurit është më e veçanta pasi është ky flamur që i bashkon të gjithë shqiptarët në Rajon, duke vlerësuar se në ekspozitë janë të ekspozuara flamujt që janë përdorur që nga viti 1912 deri në 1920 dhe që kanë të bëjnë me përpjekjet e mëdha të shqiptarëve në kuadër të shtetformimit.
Nga ana e tij presidenti i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë, z. Shpëtim Sala, tha se ekspozita “105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë” vjen në frymën e shumë bashkëpunimeve të Qendrës me Muzeun Historik Kombëtar. Ai shtoi se e veçantë në këtë ekspozitë është dhe paraqitja e 14 telegrameve të cilat hedhin dritë se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të ngarkuara të nëntorit 1912. Më pas nxënësit e shkollës “Gustav Majer” dhanë një koncert me këngë dhe recitime për të pranishmit e shumtë që ndodheshin në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2017.
Frederik Stamati: Si u gjet dhe u restaurua Pena e Pavarësisë
Restauratori Frederik Stamati duke uruar në ditën e shpalljes së Pavarësisë ka kujtuar edhe procesin e gjetjes së Penës me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Ai ka treguar se si u gjet ky mjet, dhe restaurimi i saj, por duke sensibilizuar për kushtet e ruajtjes dhe ekspozimit. Stamati shkruan: “E kam restauruar në vitin 1981, kur po përgatisnim objektet për Muzeun Historik Kombëtar. Vazhdon të ruhet shumë mirë.
Në Arkivin e Shtetit ndodhet një dokument i vitit 1923, ka mundësi nga Carl Pasch, të cilin shteti shqiptar e kishte marrë si specialist për organizimin e Muzeut Kombëtar, me anë të së cilës kërkohet të sigurohet për muze pena dhe shishja e bojës të përdorura për firmosjen e aktit të Pavarësisë. Ministria e Arsimit i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të interesohej për të gjetur këto dy objekte. Në një shkresë tjetër të firmosur nga Ahmet Zogu thuhet se mbas kërkimeve të bëra është konstatuar se pena e pavarësisë dhe shishja e bojës ruhen nga Shefqet Dajiu në Elbasan….(Lidhur me këtë çështje kam botuar një shkrim në gazetë disa vjet me parë). Sot, shishja e bojës ndodhet në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë”.