Ankoheni ndonjëherë se kafenë që pini në një lokal e keni paguar shtrenjtë? Apo se barista nuk u aka bërë shumë të mirë ekspresin tuaj të mëngjesit? Por si do të reagonit ju, ose më mirë sa do të paguanit për një filxhan kafe të bërë nga një ekspres prej ari dhe diamanti…??
E pra, mund të keni parë shumë lloje makinash ekspresi kafeje, por një të tillë me gjasë nuk e keni parë kurrë. Ajo nuk është thjesht një ekspres kafeje, por një objekt tepër i çmuar dhe i kushtueshëm.
Ajo quhet “Espresso Veloce Royal” dhe është një aparat bërjeje kafeje me vlerë 187 mijë euro.
Me një prodhim të kufizuar të frymëzuar nga një motor makine i “Formula 1”, makina luksoze është e veshur me ar të bardhë 18 karatësh, diamante, gurë ametist dhe e lustruar me fibra karboni.
Makina gjithashtu është e pajisur me një bombol me vrima nxjerrëse për raki, të përshtatshme për ata që duan të shijojnë një kafe me një shije më të fortë./Mapo.al/