Belgjika i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare një 41-vjeçar, të akuzuar për grabitje me armë në aksin rrugor Zogaj-Shirok. Alket Preka është marrë në dorëzim ditën e djeshme nga Interpol Tirana, pasi u arrestua më herët në Belgjikë, për llogari të autoriteteve shqiptare. Alket Preka është dënuar me 6 vite burg për këtë ngjarje.
Njoftimi
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .
Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.
Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.