Aktualitet

Ekzekutimi/ Birçaj me të vëllanë, rrahën ish-juristin e Hipotekës në 2010-ën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 10/05/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës sot në mesditë. 40-vjeçari Bledar Birçaj u ekzekutua brenda në makinë. Burime për Mapo bëjnë me dije se ai ka marrë rreth 10 plumba në trup. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Birçaj në vitin 2010 së bashku me të vëllanë, Eltonin, kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me inicialet F. H. Në vitin 2011 Bledar Birçaj arrestohet për vrasje, por u lirua për mungesë provash. Ndërsa, pak javë më parë, 40-vjeçari ishte kthyer nga Spanja. Për këtë rrugë të cilën mësohet se ai e bënte shpesh, ka dyshime të jetë përfshirë edhe në trafikun e drogës. Hetimet janë përqendruar tek e shkuara e viktimës






Ngjarja
Bledar Birçaj u ekzekutua në lagjen ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë. Automjeti ku ai udhëtonte u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje.


Nga ekspertiza e makinës, mësohet se drejt saj është qëlluar me 15 plumba. Pjesa dërrmuese e plumbave janë orientuar në xhamin e parë të X5-ës, kjo në mënyrë që autorët të siguroheshin për neutralizimin e viktimës.

Lexo edhe :  Skafisti vlonjat kapet me 4 mln € kanabis në gomone




Sa i përket autorëve, dyshohet se kanë qenë me një makinë të vjedhur ndërsa janë larguar fillimisht në drejtim të Kuzumbabasë për të dalë më pas në rrugën e lumit të Vlorës. Policia është vënë në ndjekje të makinës por pa mundur ta ndalojë.



Hetimet
Pista kryesore e vrasjes mbetet hakmarrja, si dhe dyshimet që 40-vjeçari të jetë marrë me trafik droge në Spanjë, e të ketë lindur ndonjë konflikt i mundshëm. Kujtojmë se në vitin 2011 , Bledar Birçaj është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj, sakaq rezulton edhe pronar i disa bizneseve në Vlorë.



Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë, asokohe prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit./Mapo.al/


Në foto, Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë

181


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas