Kronika

Ekzekutimi i Arben Bilalit, policia sekuestron makinën që denoncoi Berisha






               Publikuar në : 12:18 - 03/02/19 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dje në FB, se është gjetur një makinë e braktisur në Sauk, ku kishte dhe dy automatikë brenda. Lajmi vinte nga një qytetar që kishte qenë dëshmitar dhe pretendonte se e kishte parë makinën. Siç përshkruhej automjeti, kishte të njëjtat të dhëna me makinën e përdorur nga autorët e vrasjes së Arben Bilalit me 20 janar në drekë pranë banesës së tij në Selitë. Berisha deklaroi se policia po fshihte lajmin.


Sot gazeta Mapo pyeti drejtues të policisë së Tiranës, dhe ata pranuan se e kanë sekuestruar makinën në fjalë, Mercedes CLS i zi.



Burime të gazetës Mapo bëjnë me dije se Policia po kryen verifikime, nëse është pikërisht ai mjet që u përdor në vrasjen e Bilalit. Nëse makina do të dalë e autorëve, atëherë ekspertët mund të gjejnë gjurmë gishtash ose prova të tjera që mund të cojnë edhe në identifikimin e vrasësve. Policia nuk konfirmon nëse janë gjetur armë ose jo brenda makinës.

Pak ditë më parë ish-polici Arben Bilali u ekzekutua me 14 plumba pranë banesës së tij. Autorët e kishin ndjekur Bilalin për më shumë se 15 minuta nga zona e Vasil Shantos deri në Selitë.

Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja. Kjo, pasi familja Bilali ka qënë në konflikt me një tjetër familje në Tiranë. Më herët Arben Bilalit i janë vrarë edhe 2 vëllezër. Edhe në atë kohë pista e hetimeve ka qenë hakmarrja.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas