Aktualitet

Ekzekutimi i Birçajt në Vlorë, pasagjeri që i shpëtoi plumbave është polic














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 11/05/21 |
mapo.al

Pasagjeri që i shpëtoi më shumë se 30 plumbave të kallashit një ditë më parë në Vlorë ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Birçaj është punonjës policie. Burime bëjnë me dije se ai është identifikuar me inicialet G.D






Polici arriti t’u shpëtoi atentatorëve duke dalë nga makina në momentin e ngjarjes dhe u fsheh në një garazh derisa ata u larguan.


Ai ka deklaruar para grupit hetimor se kanë qenë të papërgatitur për sulmin në momentin kur autorët u kanë bërë pritë, si dhe ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të viktimës.





“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit,” – është shprehur ai.

Lexo edhe :  Ekzekutimi i Bledar Birçajt, MAPO siguron pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)


Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 15 persona për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë në vendin e krimit policia ka gjetur më shumë se 30 gëzhoja.



Dyshimet e uniformave blu janë se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh jo shumë larg zonës ku ndodhi vrasja pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

LEXO EDHE: 

Vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë, zbardhet dëshmia e pasagjerit

185


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas