Fqinjët e biznesmenit i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Tepelenë thanë për mediat se Çajup Selimi nuk kishte konflikte
Ata u shprehën të tronditur për ngjarjen, ndërsa treguan se viktimën e njihnin dhe se ishte njeri punëtor dhe i rregullt.
“Rreth orës 21:00 kemi dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Viktimën e njihnim, ishte djalë shumë i shkathët dhe bënte shumë për qytetin e Tepelenës. Na ka ardhur shumë keq.
Nuk kishte konflikte me njeri dhe ishte punëtor i palodhur. Kjo ngjarje na ka tronditur. Dëgjuam dy krisma dhe u tronditëm, dolëm menjëherë jashtë.
Nuk e kuptuam përse ndodhi sepse ishte djalë shumë i rregullt”, është shprehur një nga fqinjët.
Kujtojmë se biznesmeni u ekzekutua në shkallët e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte.
Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk janë identifikuar.
Deri tani policia ka shoqëruar një person. Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë.
LEXO EDHE: