Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro, policia arreston autorin e vrasjes (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 17/10/20 |
mapo.al

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro.






Mësohet se në prangat e policisë ka përfunduar Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.


I maskuar dhe me kapuç, Leka zbriti nga një furgon tip “Volkswagen” duke qëlluar drejt biznesmenit Goro me 5 plumba. Më pas, ai hipi sërish në furgon duke u larguar nga skena e krimit.







Arratia e tij zgjati rreth një orë, deri sa u kap nga blutë e qytetit. Policia gjithashtu ka sekuestruar armën e krimit kallashnikov, si dhe automjetin me të cilin u largua atentatori.




Nga atentati mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Niko Goro, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Njoftimi i Policisë:

Policia  në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë  dhe ndjekjes së pandërprerë të  autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”,  të kapej dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Zbardhet dinamika – Si u vra me 5 plumba biznesmeni Niko Goro

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas