Aktualitet

Ekzekutimi i Bledar Birçajt, MAPO siguron pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 10/05/21 |
mapo.al

Gazeta MAPO siguron pamje nga atentati mafioz në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.






Në pamje duket makina tip “BMWX5” me të cilën udhetonte sot Birçaj. Siç duket nga video makina është bërë “shoshë” nga plumbat” që do t’i merrnin edhe jetën 40-vjeçarit.


Bledar Birçaj mësohet se ka marrë 10 plumb anë trup. Autorët kanë zbrazur të gjithë karikatorin e armës së zjarrit në xhamin e parë të makinës dhe në krahun e shoferit, për t’u siguruar që do të vritej.





40-vjeç ishte person me precedent penal, pasi në vitin 2011 ai ishte akuzuar për një vrasje, por që u lirua nga gjykata për mungesë provash.



Policia ka dhënë ndërkaq edhe një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku ndër të tjera thuhet:

Lexo edhe :  I dyshuar për vrasje - zbardhet e shkuara e Bledar Birçajt, Gjykata e liroi

“Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit“.

16


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas