Aktualitet

Ekzekutimi i Çollakut dhe Bitrit, makina e autorëve pa numër shasie














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:14 - 08/10/21 |
mapo.al

Mjeti tip “Volvo”, i cili dyshohet se u përdorur nga autorët në vrasjen e Lulzim Bitrit dhe Ardjan Çollakut në Elbasan, nuk dihet nëse është e vjedhur apo e trafikuar. Kjo për shkak se kjo makinë, e gjetur e djegur në fshatin Balldren, 15 minuta pas ngjarjes, nuk kishte numër shasie.






Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se targat e mbivendosura në të janë vjedhur disa muaj më parë po në qarkun e Elbasanit. Burime zyrtare konfirmojnë se kjo targë është denoncuar si e vjedhur nga vetë pronari.


Ditën e ngjarjes, brenda mjetit u gjetën edhe armët e përdorura nga atentatorët. Numrat serial të tyre ishin fshirë. Për të zbuluar nëse në to ka pasur prova që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, është kërkuar ndihma e një grupi të posaçëm e të specializuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.







Dyshohet se shkak i ngjarjes janë konfliktet e vjetra të dy viktimave. Nga hetimet e kryera nga Policia e Elbasanit dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Lulzim Bitri. Kjo për shkak se kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja kanë fiksuar të plotë edhe dinamikën e saj.




Lulzim Bitri njihet si miku i Talo Çelës. Dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në Elbasan. Ai u akuzua për një vrasje të ndodhur 3 vjet më parë në Tetovë, por për mungesë provash u la i lirë. Me precedentë është edhe Ardjan Çollaku, i dënuar në Itali për trafik droge e prostitucion. Por nuk u ekstradua me vendim gjykate.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas