Aktualitet

Ekzekutimi i Everest Çakës në Elbasan, çfarë dyshon policia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 12/05/21 |
mapo.al

Një 41-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së martës me një armë silenciator në Elbasan. Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje ku humbi jetën Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij janë shoqëruar mbi 25 persona






Raportohet se sipas grupit hetimor personat e shoqëruar deri më tani janë thjeshtë persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes apo në afërsi të vendin ku ndodhi dhe vrasja e 41-vjeçarit.


Ndër të tjera mësohet se grupi hetimor ka bërë me dije se nga dëshmia e bashkëshortes së viktimës Silvana Çaka nuk kanë arritur që të zbulojnë asnjë gjurmë nga autorët pasi ajo nuk ka pasur mundësi që të bëjë identifikimin e tyre për shkak të errësirës dhe të faktit se ato ishin të maskuar.





Sipas burimeve ndër të tjera mësohet se Everesti dhe pse me një të shkuar kriminale nuk është se ishte person që ruhej, apo kishte ndonjë dyshim se mund ti bëhej ndonjë atentat, ai lëvizte lirshëm në qytet.



Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës. 41-vjeçarit po disa vite më parë në Spanjë iu ekzekutua vëllai, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar iu vra kushëriri i parë, Arjan Spahiu në Bruksel. Gjithashtu ai ka qenë dhe i dyshuar kryesor për një vrasje të trefishtë në Elbasan, ku u vra babai me dy djemtë e tij.

Lexo edhe :  Vrasja në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin dhe 5 të tjerë (EMRAT)


Grupi hetimor bën me dije se deri më tani tre janë pistat kryesore që po heton policia deri më tani është ajo e larjes së hesapeve, hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës. Gjithashtu të dhënat e deri tanishme tregojnë se autorët e kësaj ngjarje mund të jenë vrasës me pagesë ndaj grupi hetimor po përpiqet që përmes të dhënave të bëjë identifikimin e personave që janë dhe porositësit e kësaj ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasani, ku Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në qafë dhe dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: 

Vrasja Everest Çakës në Elbasan, dëshmia e gruas: Autori qëlloi me breshëri

41


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas