Gjin Ndoji është gjetur në rrugë i vrarë me armë zjarri, në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja kallashnikovi. Ndërsa rreth 1 km larg vendngjarjes është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve të krimit.
Mësohet se makina e djegur, tip “Benz” është me targa AA 346 LC, targa që janë denoncuar të vjedhura më datë 20 qershor në Ishëm. Targa i përket një makine tip “Fiat Punto” në pronësi të A.K, e cila ka bërë kallëzim në polici.
Hakmarrja është pista kryesore ku po fokusohet hetimi, pasi viktima ishte me precedent të mëparshëm penal në krime ndaj personit.
LEXO EDHE:
27-vjeçari i ekzekutuar në Vaun e Dejës me precedent penal, dyshohet për hakmarrje