Aktualitet

Ekzekutimi i Havzi Nelës, bashkëshortja kërkon nga SPAK hapjen e dosjes: Qeveritë s’kanë bërë asgjë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 10/08/20 |
mapo.al

Sot shënohet 32-vjetori i vdekjes së ish-poetit dhe intelektualit Havzi Nela, i cili u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me varje nga autoritetet diktatoriale komuniste në 10 gusht të vitit 1988.


Në këtë datë historike, bashkëshortja e tij Ladije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Ajo shprehet se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit.



Kujtojmë që Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit, të Spaçit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut.

Pas pluralizmit politik ai u shpall “Martir i Demokracisë”. Vetëm pas 30 vitesh, Bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpine muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas