Aktualitet

Ekzekutimi i Lefter Zhidrus – Bashkëshortja mund të procedohet për moskallëzim krimi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 24/09/20 |
mapo.al

Pas 5 orësh rezistencë ndaj autoriteteve policore, duke mos u bindur për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA, ekzekutuan në banesën e tij, 71-vjeçarin e armatosur këtë pasdite në Elbasan.


Pas kësaj ngjarje, mësohet se bashkëshortja e Lefter Zhidrus, mund të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.


Raportohet se gruaja, kishte dijeni për armën e zjarrit që bashkëshorti i saj mbante në banesë dhe për municionet luftarake që policia i zbuloi pas ekzekutimit të Zhidrus.


Ky i fundit, raportohet se ishte ish-ushtarak.


Në dëshminë e saj përpara policisë, bashkëshortja e Zhidrus, ka thënë se ky i fundit, e akuzonte për tradhëti. Çifti, prej kohësh kishin konflikte.


 

LEXO EDHE: 

‘Zhidru, ish-ushtarak’ – Policia: Vendosi tritol në derën e banesës


Etiketa: ,

Pas