Aktualitet

Ekzekutimi i “Padronit të Drogës” në Tiranë dhe lidhjet me bosin e mafias turke














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 25/02/21 |
mapo.al

Behar Sefer (Sofia), i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë, rezulton me rekorde kriminale.






Vite më parë, Sofia rezulton i përfshirë në trafik droge me bosin e mafias turke Abdulselam Turgut.


Sofia, sipas shtypit turk, ka qenë nën hetim bashkë me 5 persona të tjerë për planet për të futur një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate.





Por arrestimi për posedim heroine të një futbollisti në skuadrën e Fenerbahçes, me origjinë shqiptare, Ismail Çira, ka bërë që plani të dështojë.



“Një futbollist i Fenerbahçes me origjinë shqiptare, Ismail Çira, është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Gjykata ka kërkuar deri në 30 vjet burg për shkak të pozitës që Çira ka pasur në trafikun e drogës. Në një rast tjetër në Stamboll janë arrestuar si bashkëpunëtorë të Çirës Musa Qazim Ay, Hekuran Hoxha, Fatmir Sofia dhe Abdulselam Turgut, të cilët po gjykohen të burgosur”-shkruhej asokohe në mediat turke.



66-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e sotëm në afërsi të Piramidës. Ai po ecte në këmbë kur u qëllua me dy plumba, me një armë tip silenciator. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, në autoambulancë.

Autori dyshohet se ka qenë gjithashtu në këmbë, dhe se është larguar nga vendngjarja me një makinë të drejtuar nga një bashkëpunëtor.

Kush është Abdulselam Turgut

Turgut ka lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. Ai është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, Turgut është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroine, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të Turgut-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga Malek Zadeh dhe forcat QUDS.

*Në fotografinë e mësipërme, Abdulselam Turgut

1


Etiketa: , , ,

Pas