Arrest me burg për vrasësin e dyshuar të biznesmenit nga Fieri, Shkëlzen Kastrati më 1 shkurt 2021.
Albert Zaja është paraqitur sot për herë të dytë para trupës gjykuese të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ku iu caktua masa “Arrest me burg”, këtë herë për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të armëve luftarake.
Në mars të këtij viti Zaja u paraqit në Gjykatën e Fierit për t’u rinjohur me masën e vlerësimit “Arrest me burg” dhe kërkoi të mos qëndronte në burgun e qytetit. Mirëpo, kjo kërkesë nuk u mor parasysh.
Ndërsa më herët Zaja u njoh me masën e caktuar në mungesë, atë të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Prania e tij në ambientet e gjykatës ka sjellë blindimin e saj, me forca të shumta policore.
Risjellim në vëmendje se vijojnë të mbeten në kërkim për vrasjen e Kastratit: Elson Xheuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.
Ky i fundit në një intervistë nga arratia për emisionin Uniko, s0lli para pak kohësh si prova pafajësie disa pamje të kamerave të sigurisë së një biznesi privat në Krujë, ku pretendon se ka qenë në ditën e vrasjes së Kastratit.
LEXO EDHE:
Atentati/ Ky është 41-vjeçari që u vra sot në Fier, baba i 4 fëmijëve (FOTO)