Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku si pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar
Burime për Mapo bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje deri më tani janë shoqëruar në polici 4 persona.
Ngjarja ka ndodhur në derën e banesës së viktimës Shkëlzen Velaj, në lagjen 24 maji në Vlorë. Velaj u qëllua me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Gjithashtu mbëmjen e djeshme pas ngjarjes, gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ëve të ngjarjes.
Ndërkohë kujtojmë se 6 vite më parë 35 vjeçarit i kanë vrarë me armë zjarri dhe vëllain e tij Ardi Velaj, në të ashtuquajturën masakra e “Çoles”.
SI KA NDODHUR MASAKRA E ÇOLES
Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.
Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.
LEXO EDHE:
Ekzekutohet 35-vjeçari në Vlorë, i vëllai iu vra në masakrën e Çoles