Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhiaj-Alla: Isha shofer, Dumani ka lidhje me Policinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:09 - 18/06/21 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e të penduarit Klevis Alla ku implikohen dy krutanët e dyshuar si vrasës me pagesë, të cilët akuzohen se ekzekutuan Besmir dhe Viktor Haxhian në Durrës.






Ngjarja në fjalë ndodhi në muajin prill të vitit 2020 në Durrës. Klevis Alla pohoi se me porosi të Nuredin Dumanit dërgoi Besian Xhixhën dhe Enver Diven te shtëpia e Besmir Haxhisë.


“Nuredini me tha; ‘ata do të vrasin Besmirin’. Xhixha e Diva thanë se vrasja bëhej se vendi ishte i mirë dhe më kërkuan mua si shofer.”, mësohet të jetë Alla gjatë dëshmisë së tij.





Sipas Allës Nuredin Dumani është i rrezikshëm, ndërsa shton se ata kanë lidhje të forta në policinë e Durrësit. Duke u ndalur tek fakti se pse nuk e tregoi si fillim emrin e Dumanit, ai tha; “Nuk e tregova emrin e Dumanit se me kërcënoi se do me vriste motrën.



Kujtojmë se dje u arrestuan Besian Xhixha dhe Enver Diva nga Fushë-Kruja, të cilët nesër paradite do të dalin para GJKOO-së ku do të jepet dhe masa e sigurisë.



Rrëfimi i të penduarit dhe dinamika e vrasjes së vëllezëve Haxhia
Në rrëfimin e Allës, ai ka implikuar për vrasjen e dy vëllezërve disa persona, duke nisur nga Talo Çela e Nuredin Dumani, të cilët fillimisht ishin porositësit e vrasjes, e më pas, Enver Divën dhe Besian Xhixhën, të cilët, ishin personat që kishin pranuar për të kryer vrasjen, por infektimi me COVID i Divës, ndryshoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Në këtë moment, hynë në lojë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët, duke përdorur si shofer të penduarin Alla, kanë vrarë vëllezërit Haxhia. Kjo, pasi sipas të penduarit, Nuredin Dumani dhe Talo Çela ishin në konflikt me Besmir Haxhinë, për lekët e grabitjes së Rinasit.

Sakaq, Alla ka treguar, se Nuredin Dumani, të cilin e kishte komshi, i ka kërkuar që ta takonte. Në bisedën që kanë zhvilluar ai i ka kërkuar Allës që dy miqtë e tij (Enver Divën dhe Besmir Xhixhën), t’i dërgonte pranë shtëpisë së Besmir dhe Viktor Haxhisë, për të monitoruar zonën.

Lexo edhe :  Vrasja e vëllezërve Haxhia, si u arrestuan Enver Diva dhe Besmir Xhixha (VIDEO)

Besmir Xhixha dhe Enver Diva, pasi kanë monitoruar të gjithë ambientin, kanë rënë dakord për të kryer vrasjen, por kanë kërkuar që si shofer të jetë Klevis Alla, pasi ishte një njeri që e njihte mjaft mirë zonën.

“Në muajin mars dhe prill jam telefonuar nga Nuredin Dumani për të shkuar në shtëpinë e tij. E kam komshi. Ai më tha: ‘merri këto se janë shokët e mi dhe çoji përreth shtëpisë së Besmir Haxhisë, e mos fol fare’. Ai thotë se me automjetin e tij tip Golf 5, shkuan afër shtëpisë së Besimirit dhe ranë dakord për vrasjen e Haxhisë, ata thanë që vendi është i mirë, nuk kishte kamera, por mungonte shoferi.

Ata kishin menduar që shoferi do të ishte Alla, pasi e njihte mirë zonën. Dy ditë më parë, Nuredini tha që një person kishte rezultuar pozitiv me COVID, e ai ishte Enver Diva. Në një tjetër moment ka shoqëruar Xhixhën te shtëpia e Dumanit, e pas një dite ai ka ikur.

Një natë më pas, është diskutuar mes Dumanit, Çelës dhe autorëve për vrasjen e Besimir Haxhisë. Kur plani me vrasësit me pagesë dështoi, Talo Çela, Nuredin Dumani dhe të tjerët, vendosën që ta kryenin vetë vrasësin. Në fakt, objektivi ishte vetëm Besmir Haxhia, ndërsa nuk ishin në dijeni që në makinë gjatë momentit të vrasjes ishte dhe vëllai i tij, Viktori.

Alla ka refuzuar fillimisht të implikojë Nuredin Dumanin në këtë histori. Sipas tij, Dumani njihej si një person i rrezikshëm në qytetin e Durrësit, me lidhje të forta në polici.

Madje sipas Allës, Dumani, e ka kërcënuar se do të vriste motrën e tij nëse tregonte. I riu ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, vetëm kur policia e ka siguruar se ai dhe familja e tij do të jenë në mbrojtjen e tyre.

15


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas