Ekzekutimi i Vajdin Lamajt cilësohet si një nga ngjarjet më të bujshme në dy dekadat e fundit në vend. Vajdin Lamaj një emër i njohur në Tiranë dhe me influencë, ish-drejtues i lartë në polici, sipërmarrës. Ai i kishte shpëtuar dy atentateve, para se të ekzekutoj me një sasi tritoli të vendosur në ashensori.
Megjithë masat e forta të sigurisë dhe faktit që Lamaj e kishte ashensor personal që perdorej vetëm nga ai, sërish autorët ja kanë dalë ta organizojnë atentatin.
Për këtë ngjarje akuzohen sot zyrtarisht nga SPAK, Lul Berisha, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Indrit Taullau dhe Luftar Reçi.
Si u vra Vajdin Lamaj?
Vajdin Lamaj, Presidenti i Federatës së Boksit dhe Zv/president i “TOP Albania Radios”, është vrarë si pasojë e një atentati me eksploziv. Shpërthimi i eksplozivit ndodhi rreth orës 1 .30 pas mesnatës së 27 Shkurtit të 2005-së, në pallatin ku banonte Lamaj.
Pallati ndodhet mbi pastiçeri “Venecia” pranë stadiumit “Qemal Stafa”, dhe eksplozivi ka shpërthyer pikerisht ne momentin kur ai së bashku me një person tjetër, Dritan Arsi ishin duke u ngjitur me ashensor. Nga shpërthimi i sasisë së eksplozivit, ka mbetur i vdekur edhe Dritan Arsi. Shpërthimi i eksplozivit u realizua ne katin e 5-të të ndertesës me anë të telekomandës.
Presidenti i Federates se Boksit, Vajdin Lamaj i kishte shpëtuar para disa muajsh një tjetër atentati me armë në qendër të qytetit, ku mbeten të plagosur lehtë dy persona. Në 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv.
LEXO EDHE:
Zbardhet vrasja e Vajdin Lamajt, SPAK: Atentati nga Shullazi, Viktor Ymeri dhe Lul Berisha