Aktualitet

Ekzekutohet 35-vjeçari në Vlorë, i vëllai iu vra në masakrën e Çoles














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:40 - 03/06/21 |
mapo.al

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës pak pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji”, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar për vdekje Shkëlzen Velaj 35 vjeç.






Nuk ka ende asnjë informacion për autorët e dyshuar të ngjarjes, por policia thotë se në afërsi të fshatit Risili është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve.


Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velajt, i cili u vra në vitin 2015 në masakrën e Çoles.







SI KA NDODHUR MASAKRA E ÇOLES




Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.



Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

1


Etiketa: , , , ,

Pas