Një atentat me armë është regjistruar ditën e sotme në Greqi.
Bëhet me dije se i përfshirë në atentat ka qenë një shqiptar i cili është qëlluar për vdekje dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas një prononcimi për mediat kryetari i Bashkisë Kropia, Dimitris Kiousis, teksa ka konfirmuar se kjo ngjarje është për rivalitetin mes bandave.
“Po flasim për rivalitete mes grupeve shqiptare se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në rajon. Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe rezultatin. Ngjarja ka ndodhur jashtë KEP-it ku romët shqiptarë prisnin që t’i servirej diçka për një firmë të vërtetë“, thotë kryetari i Bashkisë Kropia, Dimitris Kiousis.
Policia ka bërë të ditur se viktimës në orën 11:00 i është afruar një mjet e më pas është qëlluar.
Mësohet se autori më pas është larguar me një “Opel Astra” ngjyrë gri.
Policia po punon për kapjen e autorit.