Aktualitet

Ekzekutoi me pistoletë bashkëshortin, ja dëshmia e 35-vjeçares në polici: Luante bixhoz






               Publikuar në : 10:31 - 17/06/18 |
mapo.al

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi mëngjesin e sotëm Milotin, ku gruaja vrau me psitoletë në mes të tregut bashkëshortin.


Fax News raporton se Violeta Donaj ka deklaruar në polici se kanë patur debate të vazhdueshme.



“Kemi patur vetëm debate familjare, ka qenë xheloz dhe ka luajtur nganjehëre dhe bixhoz.

Raportohet se çifti janë prindër të dy fëmijë 10 dhe 7 vjeç, djalë dhe vajzë. Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur në tregun e Milotit. Fax News raporton se çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke tregtuar, pasi çifti ishte tregtarë në tregun e Milotit dhe ngjarja ka ndodhur pranë tezagave ku shiste çifti.

Sipas dëshmitarëve, Violeta Donaj ka qenë së bashku në shoqërinë e një gruaje tjetër teksa ka qëlluar drejt bashkëshortit të saj.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende se cili ka qenë motivi që 35-vjeçarja ka qëlluar për vdekje bashkëshortin, 42 vjeçar.

E reja ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas