Aktualitet

Ekzekutoi policin në Lezhë/ Dosja e të riut, denoncoi efektivët për dhunë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 16/10/21 |
mapo.al

Detaje të reja mësohem nga e kaluara e errët e të riut që ekzekutoi efektivin e policisë në Lezhë, Saimir Hoxha disa ditë më parë.






Autori, 21-vjecari Aldi Rama kishte paditur më herët për dhunë policët që e kishin ndaluar për lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Kallëzimi ishte bërë në prokurorinë e Lezhës në kohën kur Aldi Rama ishte në burg.


Prokuroria e Lezhës ishte vënë në lëvizje dhe rasti i ishte ngarkuar prokurorit Francesk Ganaj. Ky i fundit ka marrë në pyetje efektive dhe oficerë të policisë që kishin bërë ndalimin e të riut duke bërë edhe ballafaqimin e tyre me kallëzuesin që pretendonte se ishte keqtrajtuar dhe dhunuar prej tyre.







Këto pretendime nuk arritën të provoheshin nga prokuroria, pasi pretendimet që kishte pasur 21 vjeçari Aldi Rama i ka referuar akuzat fillimisht tek punonjësit e burgut dhe vetëm pas 2 muajsh është bërë kallëzim penal.




Kjo ka bërë që të mos ketë një raport mjekoligjor, por pavarësisht kësaj, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika e veprimeve të kryera nga burgu pas referimit që ka bërë i riu Aldi Rama.



Kjo çështje ë është bashkuar edhe hetimit per ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por ky i fundit nuk ka qenë pjesë e grupit të uniformave blu që kanë ndaluar Aldi Ramën për episodin që 21-vjeçari kishte ngritur akuzën./ABC/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas