Aktualitet

Masakruan djalin se ishte beqar, prindërit: Kemi vrarë edhe vajzën me dhëndrin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 07/06/21 |
mapo.al

IRAN – Një çift të moshuarish nga Irani, të cilët vranë djalin e tyre vetëm për faktin se ishte beqar, kanë rrëfyer se kanë vrarë në të njëjtën mënyrë edhe vajzën e tyre, bashkë me dhëndrin.






Trupi i masakruar i 47-vjeçarit Babak Khorramdin u gjet në disa qese mbeturinash në qytetin e Ekbatan, në perëndim të Teheranit, pranë banesës së prindërve të tij. Ngjarja e rëndë erdhi pas një debati të ashpër që Babak pati me babanë e tij për faktin që ishte i pamartuar. Khorramdin me profesion regjizor, jetonte në Londër, por ishte kthyer në vendin e lindjes.








Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74 vjeç, u arrestuan 3 javë më parë në Teheran, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e djalit.



Ata pranuan se përveç djalit, kanë vrarë dhe copëtuar trupin e vajzës Arezou dhe dhëndrit Faramarz, pasi ishin të dy imoralë.



“Nuk jam penduar fare për vrasjet. Ata që vrava ishin imoralë”, tha babai në sallën e gjyqit.

“Vrasjet i kemi planifikuar bashkë. Burri im hodhi idenë, ndërsa unë pranova. Nuk jam fare e trishtuar sepse kam vuajtur shumë nga ata”, shtoi nëna.

Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit e saj në shtëpi.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas