Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se spitali Covid 2, “Shefqet Ndroqi” nuk do të mbyllet pasi ekziston mundësia që epidemia të zgjerohet.
“Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mirë. Me hapjen e masave jemi në një moment delikat të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes. Ekziston mundësia që infeksioni të shtohet“, – tha Rakacolli.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka marrë kërkesën e Federatës së Futbollit dhe shumë shpejt do të ketë një vendim për nisjen ose jo të kampionatit shqiptar.
Pas lehtësimit të masave, ka një shtim të rasteve me koronavirus, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 832.
Lexo edhe:
12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 832 të infektuar në total