Luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 sfida e dytë e vlefshme për La Liga mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Katalanasit rikthehen në kryeqytetin spanjoll 3 ditë pas asaj fitoreje të madhe 3-0 të vlefshme për Kupën e Mbretit, por këtë radhë është ndryshe.
Gazeta spanjolle “AS” sjell në vëmendje statistikat e kësaj ndeshjeje, ndër më të rëndësishmet në planet.
Sot, Real Madrid-Barcelona do të luajnë përballjen e tyre numër 242 në 87 vite histori. Në 241 sfidat e mëparshme mbizotëron ekulibri total.
95 fitore për Realin, 95 për Barcelonën dhe 51 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Skuadra që fiton sot, merr kryesimin ndaj rivalit të pëjetshëm.
Ky fakt, ky motiv e bën 90 minutëshin e “Bernabeut” edhe më të zjarrtë.
Real Madrid ndodhet në vendin e 3 me 48 pikë, 9 pikë larg nga Barcelona që kryeson tabelën. 43 janë golat që ka shënuar Reali këtë sezon, kundrejt 65 të Barcelonës.
Karim Benzema është golashënues te madrilenët me 11 gola ndërsa për katalanasit Messi me plot 25 gola në 25 ndeshje.
Ndeshja do të gjykohet nga spanjolli Alejandro Jose Hernandez