Aktualitet

‘El Clasico’ e çuditshme dhe pa tifozë – Si pritet të rreshtohen Barcelona dhe Reali








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 24/10/20 |
mapo.al

Sot në orën 16:00 është planifikuar të zhvillohet dueli mes Barcelonës dhe Real Madrid. Ndeshja e shumëpritur nuk do të jetë si gjithmonë, pasi këtë herë në shkallët e “Camp Nou” nuk do të ketë tifozë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.


Të dyja ekipet vijnë me disa mungesa në këtë sfidë. Kështu tek Barcelona për trajnerin Koeman mungojnë emra si Marc-Andre Ter Stegen, Samuel Umtiti dhe Matheus Fernandes.


Ndërsa madrilenët nuk do të kenë të gatshëm Eden Hazard, Daniel Carvajal, Martin Odegaard, Alvaro Odriozola dhe Marianon.



Tekniku holandez në ndryshim nga dueli në Champions me Ferencvaros ka bërë ndryshime në të treja repartet. Sfidën e sotme pritet ta fillojë si titullar Jordi Alba dhe jo Sergino Dest në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lexo edhe :  Barcelona në pikatë, Atletico fiton falë gabimit të Ter Stegen

Në mesfushë Koeman do t’i besojë eksperiencës së Sergio Busquets dhe Miralem Pjanic pritet të ulet në stol. Ndërsa në sulm do të jetë Griezmann në lojë dhe jo Trincao.


Në kampin madrilen do të rikthehet kapiteni Ramos në qendër të mbrojtjes si dhe Zidane pritet t’i besojë Benjamin Mendyt në krahun e majtë dhe jo Marcelos.

Mesfusha do të jetë po ajo që luajti kundër Shakhtarit në Champions si dhe pritet që Modric të luajë para dyshes së sulmit, Benzema-Vinicius.

Formacionet e mundshme, Barcelona-Real Madrid

BARCELONA (4-2-3-1) : Neto; Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Busquets, De Jong; Griezmann, Coutinho, Fati; Messi

REAL MADRID (4-3-1-2) : Courtois; Nacho, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Modric; Benzema, Vinicius


Etiketa: ,

Pas