Aktualitet

El Mundo: Albin Kurti “Che Guevara” i Kosovës, i gatshëm të marrë pushtetin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:12 - 15/02/21 |
mapo.al

Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Fitorja e VV-së ka tërhequr vëmendjen e mediumeve nga bota të cilët kanë raportuar rezultatin e jashtëzakonshëm.





Një prej tyre është edhe gazeta spanjolle ‘El Mundo’ që e ka krahasuar figurën e liderit të VV-së, Albin Kurtit me revolucionarin e Argjentinës, Che Guevara.


Che Guevara i Kosovës, i gatshëm për të marrë pushtetin”, titullohet artikulli i gazetës spanjolle.




“Albin Kurti sot është në pozicion për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës pas fitores së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.


I konsideruar si “Che Guevara i Kosovës” për taktikat e tij, Kurti mori fitoren e madhe të partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje.


Projekti i tij i paraqitur edhe gjatë fushatës do të jetë zhdukja e korrupsionit që ka pllakosur Kosovën. Rruga do të jetë e gjatë sipas udhëheqësit me talent të madh si folës”, shkruan gazeta spanjolle.

Lexo edhe :  PDK akuza Albin Kurtit: Po i ikën përgjegjësive, merret me politikë në Shqipëri

Ndërsa vijon më tej: “Këto zgjedhje ishin një referendum mbi drejtësinë dhe punësimin, kundër korrupsionit dhe menaxhimit të burimeve.

Vetëvendosje u mbështet nga Vjosa Osmani, një simbol i një klase politike që i përket brezit të ri, e larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, shkruan më tej “El Mundo”.

Për t’a mbyllur me marrëdhënien me Serbinë për të cilën shprehet: “Albin Kurti do të duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë që synon edhe normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin që vijon të refuzoje njohjen e Kosovës”.

Burimi: El Mundo

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas