Aktualitet

El Salvadori, vendi i parë që njeh “Bitcoin”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 06/09/21 |
mapo.al

Nga nesër, kriptomonedha hap një kapitull të ri në historinë e saj, do të njihet zyrtarisht si një pasuri dhe si një monedhë për transaksionet nga një shtet. Ky vend është El Salvadori dhe nga nesër qytetarët mund të tregtojnë me Bitcoin dhe të kenë mundësinë ta përdorin atë në vend të dollarit amerikan, monedhë e cila është përdorur nga vendi i Amerikës Qendrore që nga viti 2001.






Qeveria, për të motivuar qytetarët e El Salvadorit, do t’u sigurojë atyre një shumë prej $ 30 në Bitcoin. Lëvizja e qeverisë së El Salvadorit ka ndezur një valë entuziazmi tek investitorët, të cilët po nxitojnë të blejnë Bitcoin. Në mediat sociale, investitorët po i bëjnë thirrje njëri-tjetrit ta bëjnë këtë lëvizje, duke shkaktuar një rritje të aktivitetit të këmbimit valutor.


Si rezultat, çmimi i Bitcoin arriti sot në $ 52,000, për herë të parë që nga 12 Marsi. Nga nesër Bitcoin bëhet legal dhe investitorët nxitojnë të investojnë në të. Vendimi i El Salvadorit, nga njëra anë, është historik, dhe nga ana tjetër, konsiderohet se hap rrugën për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e vendit të Amerikës Qendrore. Kuba gjithashtu ka thënë se po shqyrton planet për të miratuar përdorimin e kriptovalutave.







2






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas