ELBASAN – Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe humbi jetën një djalë 3-vjeçar.
Mësohet se Oltja Maloku 38-vjeçe ishte duke drejtuar mjetin e saj tip “Ford” kur ka devijuar rrugën dhe ka përfunduar në një arë anës rrugës.
Djali i saj 3-vjeçar u plagos rëndë dhe sapo ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë. Nga ana tjetër 38-vjeçarja Maloku ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikur për jetën.
Vetëm para pak ditësh ajo kishte ardhur për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen. Bëhet me dije se 38-vjeçarja është nëna e dy vajzave binjake 6-muajshe.
Bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore.
LEXO EDHE:
E rëndë në Elbasan – Nëna humb kontrollin e makinës, vdes djali i saj 3-vjeçar