Regjistrohen dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, duke e çuar në katër numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit.
Dy rastet e reja nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë vatra të reja.
Rasti i parë është një shofer në një kompani ndërtimi, i cili punonte në Tiranë ku edhe dyshohet të jetë infektuar.
I dyti një 84-vjeçare në fshatin Mengel, teksa nuk dihet historiku i infektimit të tij. 84-vjeçarja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është transportuar drejt spitalit Infektiv, pasi vuan nga sëmundje shoqëruese dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.