Në aksin rrugor Elbasan-Peqin një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 15:30. Në këtë automomjet mësohet se po udhëtonin një çift sëbashku me fëmijët.
Nga raportimet e fundit thuhet se personat kanë marrë dëmtime të lehta. Fillimisht atyre ndihma e parë iu është dhënë nga kalimtarët dhe banorët e familjeve pranë vendit të ngjarjes që kanë arritur të shpëtojnë çiftin dhe fēmijën e tyre.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka shkuar me urgjencë në vendngjarje, ku edhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila fatmirësisht nuk pati pasoja serioze.