Aktualitet

Elbasan – Bardhi: PD do të shpëtojë fermerët nga varfëria dhe falimentimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 12/04/21 |
mapo.al

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, gjatë një bashkëbisedimi me pronarin e një fidanishteje në Gjegjan, dëgjoi se si ky biznes që dikur punësonte 20 persona është në prag të falimentimit për shkak të politikave të qeverisë






Bardhi u shpreh se plani i PD do sjellë përkrahje direkte për çdo fermer sipas prodhimit, dhe do të sjellë ulje të taksave, tarifave dhe çmimit të naftës. Lehtësitë e programit të PD do ta rikthejnë sërish pronarin Shyqo Hysa në rrugën e mirëqënies dhe krijimit të vendeve të reja të punës.


Shyqo Hysa: Unë kryesisht merrem me prodhim, kam sot e 28 vjet. Vështirësia ime më e madhe është këto 8 vjet. Unë dikur kam pasur diku 25-30 punëtor, sinqerisht të them sot nuk po mbaj dot katër a pesë veta në punë. Një nga këto arsye, të paktën për mua që jam drejtpërdrejt në bujqësi, është heqja e subvencionimeve për fermerët. Kjo është një fatkeqësi që ne na shkatarroi. Unë jam i liçensuar, me tabelë me të gjitha, ndërsa taksat e bashkisë dikur i pata diku te 60 mijë lekë, sot janë afërisht 370 mijë lekë. Ne ishim ata që vendit tonë i gjetëm dy milion rrënjë ullinj, dhe i bëmë 24 milion rrënjë ulli. Erdhën zotërinjtë dhe i ndaluam të gjitha, jo nuk duhet, jo nuk bëhet.





Gazment Bardhi: Dhe të shkon kostoja e prodhimit më e madhe se ajo që e shet, kështu që nuk ke më interes…



Shyqo Hysa: Unë kam prodhur këto njëzet mijë fidanë, është turp që unë të shes 5 mijë fidanë.



Gazment Bardhi: Fondet kanë dalë nga buxheti i shtetit, thjesht nuk kanë ardhur te fermerët dhe të fshatarët.

Shyqo Hysa: Unë gjykoj se këto, si qark, fonde, i  kanë marrë jo më shumë se 7-8 veta, kjo nuk ka vlerë fare.

Gazment Bardhi: Pikërisht, i kanë vënë të gjitha fondet në një dorë sepse kanë vënë kritere që të përjashtojnë fshatarin e zakonshëm, ndërkohë gjendja në bujqësi është kjo që është. Ne e kemi vënë prioritet bujqësinë dhe mbështetjen për fermerët dhe fshatarët sepse ka shkuar gjendja në atë nivel që nuk mban më.

Shyqo Hysa: Të paktën po marr prioritetin tim që është fruti-kultura, me aq sa kuptojmë ne ai po sponorizon grurin, misrin që është produkt gjashtë mujor, jo më një produkt që fshatari, fermeri do të mbjellë pjeshkën, qershinë, kajsinë, dardhën, mollën, ajo do 4r vite të futet në prodhim, është gjynah që fermerët të mos sponsorizohen, është e pafalshme, sepse do të duhen 4 të shkojë në prodhim, do të presësh, por më çfarë do të ushqehesh për 4 vite.

Lexo edhe :  Vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë, zbardhet dëshmia e pasagjerit

Gazment Bardhi: Kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme, t’i marrësh të gjithë lekët dhe t’i përqendrosh në një dorë dhe të lësh një million fshatarë dhe fermerë në gjendje mjerimi dhe të mos i mbështesësh, por përkundrazi t’i shkelësh me këmbë, t’i gjobitësh, t’i marrësh sa më shumë taksa, t’i rrisësh çmimin e energjisë elektrike, të rrisësh çmimin e naftës se ka rrit çdo gjë, e ka çuar në degradim bujqësinë.

Shyqo Hysa: Ne kemi mjetet, unë kam dy mjete bujqësore këtu dhe tani të paguaj taksa për dy mjete bujqësore si të ishim mjete luksi është gjynah pasi kam liçencë si me të gjitha. Të paktën këtë të bënte shteti, të me thoshte: ore zotëri  ti që  i ke me liçencë me të gjitha, këto mjetet bujqësore a i ke të ingranuara… jo të më vësh mua taksë 5 përqind për kolaudim a ku ta dijë unë…..se kjo është pasuri kombëtare.

Gazment Bardhi: Per këtë duhet ndihma e shtetit për të këshilluar fermerët se në cilën zonë të mbillet çfarë.

Shyqo Hysa: Për shembull unë nëse isha në kohën e PD-së, në kishim mbledhje një herë në tre muaj me drejtorinë e bujqësisë, me firmat që liçensonin, objekti cili është, ça do bëjmë ku do dalim, kurse sot e tetë vite unë jam i braktisur. Më parë na thoshte shteti se çfarë ishte prioritet dhe ne e kthenim timonin.

Gazment Bardhi: E rëndësishme dhe lajm i mirë është që në 25 prill, ju bashkë me ne do bëheni pjesë e ndryshimit dhe do na keni në krah. Fshatarët dhe fermerët janë në gjendje mjerimi, do t’i prijnë ndryshimit se realisht ka vajt atje ku nuk mban më. Të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin në datë 25 dhe të fillojmë punën që na pret në datë 26 e më tej. Fermeri dhe fshatari do ta kenë në krah qeverinë dhe jo ta kenë përballë ose armike.

1


Etiketa: , , ,

Pas