Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Elbasan/ Basha: Qeveria dështoi, vrau shpresën e të rinjve

by mapo.al
04/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur nga Elbasani turin e bashkëbisedimit me të rinjtë të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Lideri i opozitës tha se qeveria dështoi me rininë, duke bërë që sot mijëra të rinj të mosshohin të ardhme në vendin e tyre, por të zgjedhin rrugën e emigracionit.

“Rinia është ajo që i kanë hequr të parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresen”, u shpreh Basha.



“Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë. Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë”, tha kreu demokrat, duke shtuar se ekonomia shqiptare po vuan sot për faktin se ndodhet në duart e 4 oligarkëve të lidhur pas interesave me qeverinë. “4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve”, theksoi ai.

Duke folur për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë sot, kreu i PD premtoi se kur demokratët të qeverisin vendin, studentëve me të ardhura të pakta do t’iu akordohet bursë e plotë (100%).

“Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50%. Po të investojmë tek rinia, do na kthehet shumë herë në benefite në të ardhmen. Duke investuar te rinia ndalet dhe emigracioni. Nuk ndalet emigracioni duke shtuar policë në kufi. Pas dy javësh dedikuar rinisë, këto tryeza do t’i dedikohen biznesit dhe problemeve të tij. Pasi të ju kemi dëgjuar do t’ju ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete”, deklaroi më tej ai.

Lulzim Basha premtoi gjithashtu duke thënë se “zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës”.

LEXO EDHE:

Premtimi i Bashës: Bursë 100% për studentët me të ardhura të pakëta

PD përgatitet për zgjedhje të parakohshme, Basha: Të zgjidhim krizën

Tags: "Rrugëtimi për Shqipërinë"bashkëbisedimElbasanLulzim Bashate rinjte

JU SUGJEROJME

“E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
Kryesore

“E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke

08/02/2023
Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë
Bota

Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë

08/02/2023
Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Bota

Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

08/02/2023
Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Next Post
Bayern i befason të gjithë, surprizon me trajnerin e ri

Bayern i befason të gjithë, surprizon me trajnerin e ri

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • “E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
  • Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë
  • Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
  • Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In