Aktualitet

Elbasan – Ekzekutohet me armë zjarri Pjerin Xhuvani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 21/04/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan. Mësohet se Pjerin Xhuvani është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen ‘5 Maji’. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.






Mapo mëson se Xhuvani po udhëtonte me automjetin tip “Mercedes Benz” së bashku me dhëndrin e tij në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.






Pjerin Xhuvani, me profesion mjek, ka qenë ish-kryetar i LSI në Elbasan. Ai ka mbajtur edhe detyrën e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë.



Në 14 mars, Ditën e Verës, Pjerin Xhuvani ishte pjesë e përplasjes fizike mes militantëve të PD dhe PS.


Dyshohet se autor i ekzekutimit është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas