Është hapur ditën e sotme spitali i parë rajonal për pacientët me koronavirus.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se është hapur Covid-5, që do të jetë Spitali Rajonal i Elbasanit.
Ajo ka qenë vetë e pranishme gjatë hapjes së spitalit. Ministrja thekosi se spitali do të ketë 81 shtretër me infrastrukturë dhe pajisjen e nevojshme.
“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve”, tha ministrja Manastirliu.
1
Etiketa: Elbasan, Ogerta Manastirliu, Video