Aktualitet

Elbasan – I vendos flakën shtëpisë së tij dhe të fqinjit, disa të asfiksuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 13/01/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan. Raportohet se pas një sherri në familje, djali i ka vendosur zjarrin shtëpisë.





Nga flakët kanë mbetur të asfiksuar dhe me plagë disa nga familjarët, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit.


Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi me shishen e benzinës që kishte në dorë, i riu rreth 25-vjeç i ka vënë zjarrin edhe shtëpisë së fqinjit, ku një grua ka mbetur e lënduar nga flakët në disa pjesë të trupit.




Pas sinjalizimit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar djalin e shtëpisë në komisariat, ndërsa familjarët e tij ndodhen në spital.


1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas