Aktualitet

Elbasan/ I vihet flaka 2 makinave, identifikohet autori (Emri)






               Publikuar në : 08:15 - 16/04/19 |
mapo.al

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Mësohet se automjeti tip Wolswagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tip Skoda me Targë, AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës është djegur pjesërisht.


Mjetet ishin të parkuara në kohën që kanë marrë flakë. Menjëherë pas njoftimit forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje.

Nëpërmjet kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, Mario Toçi, cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshme penale.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas