Aktualitet

Elbasan/ Kapet duke transportuar 9 sirianë me automjetin e tij, arrestohet 21-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 10/07/20 |
mapo.al

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.


Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap në qytetin e Elbasanit duke transportuar 9 shtetas sirianë.


Shtetasi R.M 21 vjeç banues në Kamzë, u merrte sirianëve, 400-500 euro për t’i d♪7rguar drejt vendeve të BE-së.


“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së”, informon policia.


Mdërkohë, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas