Është arrestuar nga policia e Elbasanit, një 22-vjeçar i cili lëviste në qytet me armë me vete. I riu u arrestua pranë shkollës “Shënkoll” dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kallashnikov.
Identifikimi dhe arrestimi i të riut është bërë falë njoftimit të policisë nga qytetarët.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi komunitet – polici për goditjen e paligjshmërisë. Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet nje armë zjarri kallashnikov. Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 22 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional, në lagjen “Shënkoll”, në rrugë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.